PVD me një këshilltarë më pak
Lokale

PVD me një këshilltarë më pak

03.Aug.2012 14:28
0

Dega e Partisë për Veprim Demokratik që vepron në komunën e Bujanocit ka një këshilltarë më pak në Kuvendin Komunal, pasi këshilltari i PDSH-së  konfirmoi sot se nuk është pjesë e koalicionit parazgjedhor. “Për momentin nuk jemi pjesë e koalicionit opozitarë për shkak që është shkelë marrëveshja që është nënshkruar më 9 prill të vitit 2012 në mes të degës së Partisë për Veprim Demokratik dhe Partisë Demokratike Shqiptare”, tha për Titullin Sali Salihu kryetarë i degës së PDSH-së në Bujanoc dhe njëherit këshilltarë i pavarur në asamblenë komunale të kësaj komune. Salihu gjatë prononcimit të tij tha se tani PVD ka 8 këshilltarë dhe jo 9 siç del në opinion, dhe kështu vet koalicioni opozitar i përbërë nga PVD, LPD dhe UDSH ka një këshilltarë më pak, gjithsejtë 17 nga 18 sa kishte në fillim. “Nga zgjedhjet e 6 majit u pa se Partia Demokratike doli me 12 ulëse, koalicioni PVD-PDSH me 9 ulëse, LPD me 6 dhe UDSH me 3 ulëse në kuvend”, tha Salihu duke shtuar se ai tani është i pavarur dhe i takon vetëm Partisë Demokratike Shqiptare. “Partia për Veprim Demokratik gjatë zgjedhjeve lokale, të gjitha proceset, si referendumin e 1 dhe 2 marsit, marrëveshjen e Konçulit, i përdorte për të fituar votën e shumicës për pushtetet lokale të komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës”, shtoi Salihu ,duke nënvizuar se Partia Demokratike Shqiptare nuk është për centralizim por demokraci. Reagimi i këshilltarit të PDSH-së në kuvendin e komunës së Bujanocit ka ardhur pas publikimit të lajmit se opozita në Bujanoc është afër prishjes së koalicionit qeverisës në këtë komunë që udhëhiqet nga Nagip Arifi. Kjo deklaratë e tij konfirmon se koalicioni opozitarë tani më jo që ka siguruar shumicën për prishje të koalicionit të Nagip Arifit, por ka një këshilltarë më pak në radhët e saj./Titulli.com/
Nexhat Behluli emërohet koordinator për bizneset në Bujanoc
Iftar për mërgimtarët e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration