Lokale
PVD me anëtar të rinj në radhët e saj
Partia për Veprim Demokratik (PVD) dega në Bujanoc, të shtunën, në sallën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc ka mbajtur takimin me të rinjtë e kësaj komune, me ç’rast janë regjistruar edhe anëtarë të rinj në këtë subjekt politik shqiptar.
PVD, në takimin e mbajtur ka shpalosur nismën e saj “Rinia vendos” përmes së cilës kërkon aktivizimin për ndryshime pozitive në këtë komunë.
Në mbledhjen me të rinjtë, përveç kryetarit të degës së PVD-së në Bujanoc Shaip Kamberit, mori pjesë edhe deputeti Riza Halimi si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri.
Me këtë rast një numër i konsiderueshëm i të rinjve iu bashkuan këtij subjekti politik duke iu ndarë edhe librezat.
Nisma “Rinia vendos” sipas përfaqësuesve të PVD-së ka për qëllim promovimin e aktivizimit të të rinjve, ndërsa është kundër familjarizimit, favorizimin e shtresave të njerëzve të caktuar, që sipas këtij subjektit opozitar janë prezente në komunë të Bujanocit./Titulli.com/
__________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!