Ragmi Mustafi
Lokale
PVD ftuese e parë për Këshillin Kombëtar Shqiptar, i duhen partner për qeverisje
Partia për Veprim Demokratik ka shpallur fitoren për zgjedhjet e anëtarve të Këshillit Kombëtar Shqiptar të mbajtura sot nga ora 7 deri në orën 20.
Në shtabin zgjedhor të improvizuar në Bujanoc, lista "Partia për Veprim Demokratik - Ragmi Mustafi" ka festuar fitoren.
Sipas rezultateve preliminare nga trupat punuese për komisionin qendrorë zgjedhorë pranë administratës komunale në Bujanoc dhe Preshevë, lista e PVD-së ka fituar rreth 4135 vota.
Kjo listë sipas përqindjes ka rreth 32% të votave të përgjithshme ndërsa e ka të domosdoshme koalicionet për qeverisje.
Rezultatet zyrtare do të shpallen nga Komisioni Republikan Zgjedhorë./Titulli.com/