Putinovo, fshati serb në Medvegjë që banorët e quajnë me emrin e presidentit rus
Një fshat i vogël pensionistësh, në komunën e Medvegjës. Hagjince apo i quajtur tani nga banorët me emrin Putinovo e kanë nderuar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më shumë për respekt dhe shumë pak për rrugën e paasfaltuar.Banorët kryejnë punët e fshatit dhe besojnë se miqësia me Rusinë është e përhershme, ndërsa Putin është udhëheqësi i duhur për të zgjidhur “lëmshin” e botës, kanë shkruar mediat serbe.
“E konsideroj Putinin si një udhëheqës të madh dhe njeri të zotë”, thotë Milutin Petrusiç, banor.
Fshati është mbledhur dhe ka diskutuar për emrin më të mirë për vendin me 12 familje. Emër më të mirë se Putinovo, apo fshati Putin, nuk kanë gjetur. Edhe lokali i fshatit ka marrë emrin “Putin”, kurse rakia “Shlivovica” nga kumbullat quhet “Putinovka”.
“Këtu vijnë gazetarë dhe qytetarë rusë. Vijnë dhe na vizitojnë prej 4-5 vitesh”, tha Malisa Petrusiç. Ky fshat është bërë atraksion. Putin u ka bërë publicitet ende pa e vizituar fshatin. Banorët thonë se janë të vendosur. Fshati duhet të quhet kështu.
“E kemi menduar gjatë dhe vendosëm se ky është emri më i mirë. Bill Clinton ka shtatore në Prishtinë, ndërsa në vende të ndryshme janë bërë buste për Rokin apo Bruce Lee. Ndaj dhe menduam, përse jo? Edhe ne do ta quajmë lagjen tonë kështu”, tha Miroslav Petrusiç, banor.
Ai është shprehur se Putin ka qenë disa herë në Serbi më parë, por jo në Jug ndërsa ka kafenë me emrin e tij në disa vende të tjera. Por, në fshatin e tij kjo është dashuri pa kushte.
Këto informacione i ka publikuar në profilin e tij në facebook edhe producenti i televizionit shtetërorë në Rusi, Vladimir Solovjov.