Punëtorëve të administratës  komunale të Bujanocit u rritet pagesa për 4 mijë dinarë
Lokale

Punëtorëve të administratës komunale të Bujanocit u rritet pagesa për 4 mijë dinarë

05.Feb.2018 14:25
0
Këshilli komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar propozimin e sindikatës së punëtorëve të komunës për dhënien e ndihmës mujore prej 4000 dinarëve për çdo punëtor të administratës.

Kryetari i Komunës së Bujanocit,  Shaip Kamberi theksoi se komuna financiarisht qëndron mirë dhe se realizimi i kësaj kërkese është e mundur, shkruan Titulli.com.

“Ne nuk deshëm të bëjmë dallime mes punëtorëve administrativ dhe vendosëm që secilit të jepet kjo ndihmë mujore prej 4000 dinarëve”, u shpreh Kamberi.

Kërkesa e sindikatës në fillim ishte për punëtorët që kanë fëmijë deri në moshën 15 vjeçare tu jepen nga 5 mijë dinarë mirëpo anëtarët e Këshillit Komunal vendosën që mos të dallohen punëtorët dhe ndihma të jetë 400 mijë dinarë për secilin./Titulli.com/

 

Librat shqip për nxënësit e Luginës pa marrëveshje zyrtare Rama-Vuçiq (dokument)
Kamberi :Komuna po i paguan parregullsitë e pagave të qeverisjes së kaluar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration