Punimet e nxënësve të Luginës në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë
Lokale

Punimet e nxënësve të Luginës në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë

01.Dec.2012 17:56
0
[caption id="attachment_43790" align="aligncenter" width="575"] Dr. Luan Malltezi, drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Galip Beqiri kryetar i KKSH-së[/caption] Punimet e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Bujanocit dhe Preshevës përfunduan në Shqipëri në shënimin ë 100 vjetorit të pavarësisë Dy punimet e përzgjedhura nga juria profesionale janë ekspozuar më 28 nëntor në Tiranë. Këto punime ishin të nxënësve të cilët morën pjesë në ekspozitën e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Preshevë. Dorëzimin e këtyre punimeve e bëri drejtuesi i KKSH-së Galip Beqiri me ftesë të Dr. Luan Malltezi, drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Tiranë. “Është kënaqësi e veçantë që nga gjitha trojet shqiptare të ekspozohen punimet më të bukura dhe më të mira. Punimet që vijnë nga Lugina e Preshevës kanë edhe një rëndësi më të veçantë pasi përmbushin tërë mozaikun shqiptar, përkatësisht gjeografikisht dhe emocionalisht bëjnë kuptimplote ekspozitën në Muzeun Kombëtar”, është shprehur Malltezi, transmeton Titulli njoftimin e KKSH-së. Drejtori i muzeut ka shtuar se “historia është një pjesë e rëndësishme e shqiptarëve dhe këto punime do të jenë të ekspozuara në ditët në vijim me shumë krenari”. “Shqiptarët nga Lugina e Preshevës ndihen krenar për 100 vjetorin e pavarësisë dhe rëndësinë dhe hapësira që po i jepet Luginës së Preshevës nga shteti shqiptarë është për t`u përshëndetur. Gjithashtu ekspozimi i këtyre punimeve në Muzeun Kombëtar të Historisë  në Tiranë është një privilegj i veçantë”, ka thënë kryetari i KKSH, Galip Beqiri. Këshillit Kombëtar Shqiptar ka marrë pjesë në të gjitha aktivitet e organizuara për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë më 27 dhe 28 nëntor në Shqipëri./Titulli.com/

Ndihmoni edhe ju si këta të rinj të Preshevës – Nga pak kapakë!? (foto)
Preshevë: Promovohet dokumentari “Trashëgimia kulturore dhe historike në vendin tonë”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration