Punëtorëve të administratës komunale të Bujanocit u rritet pagesa për 4 mijë dinarë
Këshilli komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar propozimin e sindikatës së punëtorëve të komunës për dhënien e ndihmës mujore prej 4000 dinarëve për çdo punëtor të administratës.Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi theksoi se komuna financiarisht qëndron mirë dhe se realizimi i kësaj kërkese është e mundur, shkruan Titulli.com.
“Ne nuk deshëm të bëjmë dallime mes punëtorëve administrativ dhe vendosëm që secilit të jepet kjo ndihmë mujore prej 4000 dinarëve”, u shpreh Kamberi.
Kërkesa e sindikatës në fillim ishte për punëtorët që kanë fëmijë deri në moshën 15 vjeçare tu jepen nga 5 mijë dinarë mirëpo anëtarët e Këshillit Komunal vendosën që mos të dallohen punëtorët dhe ndihma të jetë 400 mijë dinarë për secilin./Titulli.com/