Pse shqiptarëve të Luginës së Preshevës i ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar"¦?ǃ Selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc- Institucioni përgjegjës për simbolet kombëtare
Lokale

Pse shqiptarëve të Luginës së Preshevës i ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar"¦?ǃ

28.Nov.2016 11:11
0
Dita e flamurit 28 Nëntori, shqiptarët e Luginës së Preshevës i gjen me çështjen e pazgjidhur të përdorimit të lirshëm të simboleve kombëtare nëpër institucione të ndryshme shtetërore.

Ligji për këshillat kombëtare në Serbi në kompetencat e përgjithshme i jep të drejta Këshillit Kombëtar të përcaktojë propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare  mrëpo këtë ia mohon Ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare në Serbi, i cili në nenin 16 thotë se “simboli kombëtar dhe shenjat nuk mund të jenë identike me simbolin dhe shenjat e një shteti tjetër”, shkruan Titulli.com.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu ka përsëritur shpesh qëndrimin për mos ndryshim të simbolit kombëtar të shqiptarëve, duke shtuar se atë mund ta bëjë vetëm Shqipëria.

Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë është shprehur se qeveria e Serbisë ndalon përdorimin zyrtar të flamurit kombëtar shqiptar për arsye politike ndërsa qeveritarët e Luginës organizojnë performansa kulturo-artistike.

Jeton Ismaili, gazetar nga Bujanoci duke folur për zgjidhjen e këtij problemi thotë se nuk bëhet fjalë për ndryshimin apo jo të flamurit kombëtar, por për përshtatjen e elementeve identifikuese të shqiptarëve.

“Këtu në fakt nuk kemi të bëjmë me ndryshimin e flamurit kombëtar ngase përfaqësuesit politik të Luginës janë të vegjël të bëjnë një gjë të këtillë dhe në këtë drejtim duhet të gjejnë një zgjidhje siç e kanë gjetur, për shembull, kroatët, hungarezët e sllovakët, shtetet amë të të cilëve janë pjesë e BE-së”, ka thënë Ismaili për Titulli.com.

Përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës edhe pse qeverisin me komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar janë treguar të paaftë për zgjidhjen e kësaj problematike që shpeshherë qytetarë dhe politikanën janë ndjekur penalisht nga gjykatat e Serbisë.

Ligji për të drejtat e pakicave në Serbi është aprovuar në vitin 2002 dhe shqiptarët deri në vitin 2004 kanë pasur probleme edhe në përdorimin privat të flamurit, si në rastin e dasmave, por në këtë kohë ish Komisioneri i OSBE-së për të Drejtat e Pakicave ka ndërhyrë duke ndarë çështjen e përdorimit të flamurit në atë privat dhe zyrtar, duke i ndaluar autoriteteve të Serbisë që të përzihen në përdorimin privat./Titulli.com/

Edhe Bujanoci tinëzisht vendos flamurin kombëtarë, këto janë festimet gjatë 4 viteve në Bujanoc (video)
Bujanoci i zbehtë me aktivitete për 28 Nëntor (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration