Lokale
Prokuroria: Dënime maksimale për shqiptarët e Preshevës
Në Gjykatë e Qarkut në Beograd, nën ingerencën e Prokurorisë për Krime Lufte sot është dhënë fjala përmbyllëse e zv/Prokurorit Vitoroviq.
Zv/ Prokurori Mioljub Vitoroviq me këtë rast ka kërkuar dënimet e njëjta si në gjykimin e parë, pra që ata të dënohen me dënimet maksimale, njofton Lëvizja Kombëtare Shqiptare me kryetar Orhan Rexhepin.
Siç thuhet në kumtesën e kësaj Lëvizje për nesër është paraparë fjala përmbyllëse e palës mbrojtëse në të cilën do të paraqiten edhe dokumente dëshmuese për pafajësinë e të rinjve shqiptarë.
Nëntë të burgosurit shqiptarë të Preshevës të njohur si “Grupi i Gjilanit” janë duke u rigjykuar për “krime lufte të kryera në rajonin e Gjilanit gjatë vitit 1999”.
Ata në gjykimin e parë u patën dënuar me gjithsejtë 101 vite burg/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!