Projekti "Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë", avancim për shoqërinë
Lokale Vizionet Atraktive

Projekti "Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë", avancim për shoqërinë

19.Jan.2018 08:43
0

Organizata joqeveritare "Vizionet Atraktive" fillon projektin "Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë" përmes së cilit do të promovojë një fushatë senzibiluese për funksionimin e qeverisjes lokale kryesisht rolin e kuvendin komunal, këshillin komunal, kryetarin e komunës dhe rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset e ndryshme të vetëqeverisjes lokale.

Ky projekt përfshinë trajnimin e disa nxënësve të shkollës së mesme në Bujanoc dhe Preshevë përmes seminareve  me ligjërues të fushave përkatëse.

Ligjëratat e para do të fillojnë ditën e Shtunë më 20 Janar në Preshevë me grupin e nxënësve të shkollave të mesme prej 40 vetave ndërsa do të vazhdojnë në Bujanoc me grupet tjera.

Qëllimi i përgjithshëm i projekti është vetëdijesimi i rinisë për rolin e qeverisjes lokale dhe inkurajimi i tyre për një jetë më aktive në jetën publike lokale me qëllim të përmirësimit të pozitës së përgjithshme në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi ndërsa aktivitetet do të promovohen në Portalin Informativ Titulli.com.

Ministri i Drejtësisë së Kosovës Tahiri ngushëllon familjen e Junuz Musliut
Me vdekjen e Musliut, u shua një zë i arsyeshëm në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration