Ministri i Drejtësisë së Kosovës Tahiri ngushëllon familjen e Junuz Musliut
Lokale

Ministri i Drejtësisë së Kosovës Tahiri ngushëllon familjen e Junuz Musliut

18.Jan.2018 20:36
0
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur i pikëlluar nga vdekja e veprimtarit Junuz Musliu.

Ai në rrjetin social Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes së ish komandantit të UÇPMB-së dhe Kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, duke thënë se ndër tjerash ai do të mbetet shembull i përhershëm dhe inspirim për gjeneratat e reja.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit Jonuz Musliu, ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe Këshillit Nacional Shqiptar. Jonuz Musliu i takon atij brezi të idealistëve të çështjes kombëtare, që u angazhuan me gjithë qenien në jetën e tyre, me të vetmin qëllim avancimin dhe përmirësimin e të drejtave politike, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve. Jonuz Musliu me veprimtarinë e tij aktive politike dhe përpjekjen konstante, do të mbetet një shembull i përhershëm në mbamendjen tonë kolektive dhe inspirim për gjeneratat e reja, veçanërisht për përkushtimin e tij në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu dhe bashkëveprimtarët”.

Profili i Junuz Musliut: Aktivist i hershëm i çështjes kombëtare (video)
Projekti "Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë", avancim për shoqërinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration