Progresi Evropian miraton projekte, përfituese edhe Lugina e Preshevës (Foto)
Lokale

Progresi Evropian miraton projekte, përfituese edhe Lugina e Preshevës (Foto)

28.Apr.2015 23:35
0

Bordi drejtues i programit zhvillimor Progresi Evropian të martën ka aprovuar financimin e pesë projekteve mbështetëse në vlerë prej 198 mijë eurosh, prej të cilave Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës do të sigurojnë 174 mijë euro, ndërsa shumën tjetër prej 24 mijë eurove vetë aplikuesit.

Me këto projekte  do të mbështetet 28 ndërmarrje të vogla dhe të mesme në juglindje dhe jugperëndim të Serbisë, ndërsa pritet që përmes realizimit të aktiviteteve të hapen së paku 15 vende të reja të punës dhe të rritet prodhimi dhe eksporti për së paku 5 përqind. 

Në këtë takim të Progresit Evropian të zhvilluar në Prijepolje gjithashtu është miratuar mbështetja teknike për dhjetë komuna rreth punimit të planit kapital investiv dhe buxhetin e programit për vitin 2016. 

Gjatë takimit të pestë, Bordi drejtues gjithashtu aprovoi kriteriumet për thirrjet publike për aplikimin dhe zhvillimin e sistemit të informacionit gjeografik, projekte të partneritetit publiko-private dhe projektet për fillimin e bizneseve në pronësin të grave. 

Ana Stankoviq, pranë delegacionit të Bashkimit Evropian, ka deklaruar se komunat duhet të respektojnë dinamikën fillestare në implementimin e projekteve dhe se cdo vonesë në fillim, përfshirë edhe vonesat në pagesat e mjeteve të kofinancimit nga ana e komunave, mund të ngadalësojnë realizimin e projektit. 

Përfaqësuesi i zyrës së Zvicrës për bashkëpunim në Serbi, Petar Vasilev, ka shtuar se në realizimin e projektit duhet të eksistojë një shkallë e caktuar e bashkëpunimi dhe se „donatorët duhet të jenë të sigurt se komunat përkatës janë partner të mirë“. 

Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës për integrime evropaien të Qeverisë së Serbisë, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e ministrive të Republikës së Serbisë, komunave që marrin pjesë në realizimin e Progresit Evropian, përfshirë kryetarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa e Dragisha Petroviq, dhe komunat tjera, si dhe ata nga agjencitë për zhvillim dhe projekte, shoqëria civile, donatorë, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Zvicrës. /Titulli.com/

Haziri takoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jonuz Musliu
Priten protesta në Shkup për "Monstrën" dhe "Sopotin"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration