Profesionet e reja, teknologjia kryeson zanatet e dekadës së ardhshme
Shkencë dhe teknologji

Profesionet e reja, teknologjia kryeson zanatet e dekadës së ardhshme

01.Feb.2022 23:44
0

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka përshpejtuar ndryshimet teknologjike, që pritet të ndodhin gjatë kësaj dekade.

Sipas një studimi të Institutit për të Ardhmen, 85% e profesioneve që do të ekzistojnë në vitin 2030 nuk janë krijuar ende.

Revolucioni industrial 4.0 ka nisur të transformojë rrënjësisht tregun e punës, ku pjesa më e madhe e profesioneve të reja do t’i përkasin fushës së teknologjisë së informacionit. Këtu, çdo risi krijon nevojën për një specialist të asaj teknologjie dhe mundësitë janë të pafundme dhe shtohen dita ditës.

Kjo fushë shihet me interes edhe nga shumë të rinj shqiptarë, që e konsiderojnë një treg me mundësi të mëdha, ku krahas sigurisë dhe pagave të larta, vlerësojnë mundësinë për t’u punësuar nga kompani të huaja, duke jetuar në Shqipëri.

Por e ardhmja premton shumë zanate të reja që lidhen edhe me bujqësinë, si fermerët agroekologjikë, mbrojtjen dhe rigjenerimin e mjedisit, menaxherin dhe këshilluesin financiar të risive siç janë sot kriptovalutat, si edhe profesione që lidhen me ndërveprimin social si këshilltar për jetën dhe imazhin personal, etj.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration