Problemet me ekranin e iPhone 11, si të kontrolloni nëse jeni të prekur
Shkencë dhe teknologji

Problemet me ekranin e iPhone 11, si të kontrolloni nëse jeni të prekur

07.Dec.2020 22:00
0

Një përqindje e vogël e iPhone 11, sipas Apple vuajnë nga probleme me prekjen dhe kompania ka vendosur si zëvendësojë ekranet e tyre falas si pjesë e një programi të ri zëvendësimi.

Në lajmërimin e tij, gjiganti i teknologjisë pranoi se iPhone e prodhuar mes Nëntorit 2019 dhe Maj 2020 mund të mos përgjigjen për shkak të një problemi me modulin e ekranit. Apple nuk elaboroi çfarë në të vërtetë nuk shkon me këto modele por ju kërkoi përdoruesve të kontrollojnë numrin e tyre serial në faqen e suportit për të parë nëse ekrani i tyre mund të zëvendësohet pa pagesë.

Vetëm modelet iPhone 11 prodhuar brenda kësaj periudhe janë pjesë e programit. Modelet e tjera si iPhone 11 Pro, 11 Pro Max dhe iPhone 11 jashtë kësaj periudhe nuk janë. 

Si të kontrolloni nëse iPhone 11 është prekur?

  1. Vizitoni faqen e supportit të Apple duke klikuar këtë lidhje: https://support.apple.com/en-al/iphone-11-display-module-replacement-program
  2. Apple ka vendosur një fushë ku duhet të plotësoni numrin tuaj serial të iPhone 11
  3. Numrin serial mund ta gjeni duke shkuar në Settings – About – Serial Number
  4. Pasi të vendosni numrin serial klikoni Submit
  5. Nëse iPhone 11 juaj nuk është pjesë e programit, atëherë është prodhuar jashtë periudhës së lartpërmendur dhe nuk ka probleme me ekranin

/PCWorld Albanian/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration