Problemet e zhvillimit ekonomik të Bujanocit
Lokale

Problemet e zhvillimit ekonomik të Bujanocit

29.Jun.2014 18:16
0

Zhvillimi ekonomikë është proces i ndërlikuar shoqëror përmes së cilit një vend gradualisht lirohet nga pazhvillimi ekonomik dhe varfëria duke arritur nivele më të larta zhvillimore dhe standard më të lartë jetësor.

Shkruan ecc. Dipl. Izeir Islami

Ky definicion më së miri sqaron se përse është i nevojshëm dhe i domosdoshëm zhvillimi ekonomik si proces shoqërorë.

Shpesh thuhet nga teoricienët ekonomik se zhvillimi ekonomik shtetëror duhet të fillojë nga njësia me e vogël pra nga zhvillimi ekonomik komunal që do të thotë se gjithmonë duhet të nisemi nga me e thjeshta për të përmirësuar atë më përbërën.

 

Shtrohet pyetja si te zgjidhen problemet zhvillimore ekonomike në Bujanoc ?

Çështja kryesore ka të bëjë diagnostifikimin e problemeve ekonomike me të cilat ballafaqohet komuna jonë. Diagnostifikimi fillon duke i paraqitur të gjitha problemet të cilat nuk janë të pakta për tu zgjidhur dhe të cilat kërkojnë vëmendjen e gjithë neve, duke bërë një SWOT analizë në bazë të së cilës do të përcaktoheshin përparësitë komperative në raport me komunat afër nesh  dhe do të përpilohej strategjia zhvillimore.

Si në çdo vend tjetër edhe tek ne problemi kryesorë ekonomik është papunësia, duke vazhduar me investimet e pamjaftueshme kapitale, mungesa e kapitalit themelorë e deri tek normat e larta të interesit.

Shpesh thuhet se komuna nuk është ndërmarrje (nga jo ekonomistët) që të hapë vende të reja pune me çka pjesërisht duhet të pajtohem, por komuna është gjeneratorë i aktiviteteve ekonomike ku përmes formave të ndryshme siç janë: zvogëlimi i tatimeve,subvencionimi,investimet etj etj, përmirëson gjendjen e punësimit,standardin jetësor dhe mirëqenien e qytetarëve (pasi që një gjë të tillë nuk e bënë shteti edhe pse duhet ta bëjë).

Problemet ekonomike gjithnjë janë ngushtë të lidhura më problemet politike andaj edhe shteti në të cilin jetojmë qëllimisht as që tenton të përmirësojë sado pak gjendjen e rëndë socio-ekonomike të popullsisë shqiptare. Pra zbutjen e papunësisë duhet ta kërkojmë brenda vetes gjegjësisht ,brenda institucionit të komunës i cili është e vetmja shpresë për mbijetesës së shqiptarëve në këtë vend.

Hapja e vendeve të reja të punës (punësimi apo punëzënia e plotë) është njëra ndër katër qëllimet  tradicionale te çdo politike ekonomike. Gjendja e punësimit të plotë llogaritet atëherë kur 40-45% e popullsisë së tërësishme është e punësuar apo atëherë kur norma e papunësisë është nën 5%.

Këto parametra vështirë mundë të arrihen (5% papunësi) por a duhet që edhe me tutje që të presim që gjendja e punësimit të mos përmirësohet dhe të lejojmë që edhe me tutje shkaku i gjendjes së rëndë socio-ekonomike të shpërngulemi? Unë mendoj se jo!

Investimet kapitale realisht duhet të jenë motor i zhvillimit ekonomik, por nuk janë për arsye se janë të pamjaftueshme, të kufizuara por se edhe nga to përfitojnë vetëm një pjesë e kompanive (punë kryerësve) të cilat ndodhë që nuk janë nga qyteti i Bujanocit e që paratë i transferojnë në vendin nga edhe vinë.

Mungesa e kapitalit themelorë është problem i madh për “ndërmarrësit” e ri të cilët kanë kreativitet, aftësi, dije etj që t’i qasen punës së vetëpunësimit apo edhe punësimit të tjerëve.

Kreditë janë të shtrenjta dhe mungesa e kapitalit themelorë pengon kredimarrjen për arsye se bankat afariste të cilat veprojnë tek ne kërkojnë hipotekë (peng) për kreditë që jepen.

 

Zgjidhja

Edhe pse mundë lirisht të themi se jemi shumë larg zgjidhjes, vlen të theksohet se ku mundë dhe si mundë të gjendet ajo zgjidhje:

 

1. Mbështetja e biznesit lokal shqiptarë.

Komuna duhet që të promovojë biznesin ekzistues dhe të promovojë e ti edukojë (bind) konsumatorët shqiptarë që të blejnë pak më “shqitarçe" pasi që dimë se sa për konsumatorët serb gjithë bizneset shqiptare moti do të kishin falimentuar.

Duke e ndihmuar përmes konsumit biznesin ai do të gjenerojë të ardhura më të mëdha dhe do rriste kapacitetet, ku me rritjen e këtyre kapaciteteve shtohet nevoja për fuqi punëtore.

Gjithashtu është e nevojshme që biznesi  shqiptarë “të edukohet” kushtimit thënë në mënyrë që të jetë konkurrent me çmime në raport me kompanitë, dyqanet, lokalet etj. pronarë të të cilave janë serbët.

 

2. Subvencionimi i bujqësisë.

Dihet se bujqësia për shumë vite me radhë ka qenë sektori më i rëndësishëm i këtyre trevave andaj edhe kështu duhet të mbetet. Bujqësia gjithashtu është edhe sektorë prodhues me kosto me të ulët të prodhimit i cili sjellë të ardhura të mjaftueshme sidomos për familjet në fshatë. Subvencionimi do të duhej të bëhet në mënyrë të mirëfilltë duke i bërë prodhuesit tanë në tregun lokal konkurrent në raport më prodhuesit nga brendësia e Serbisë dhe Maqedonia.

 

3. Remitancat (parat e dërguara të mërgimtarëve)

Dihet se ne të cilët jetojmë këtu u kemi shumë borxh në çdo aspekt bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në mërgim që me punën e tyre të palodhshme ata mbanë për vite me radhë familjet e tyre këtu.

Ata gjithmonë dërgojnë dhe shpenzojnë para, por se paratë e tyre gjithmonë përfundojnë diku thellë në Serbi. Komuna duhet që të krijojë mekanizëm i cili sa më shumë remitanca të mbesin në Bujanoc dhe kështu në qarkullim do të ishin më shumë para për konsum.

Në qoftë se dëshirojmë të mbesim këtu atëherë urgjentisht duhet të krijojmë strategji punësimi për arsye se, përpos aspekteve tjera shumë të ndjeshëm, popullsia ka një rëndësi të veçantë në procesin e zhvillimit ekonomik, për arsye se nga njëra anë siguron inputin më të rëndësishëm (fuqinë punëtore), kurse nga ana tjetër lajmërohet si shfrytëzues final i rezultateve zhvillimore. Pra “popullsia” është edhe prodhues edhe konsumues. Aspektet tjera le ti analizojë politika…

 

(Autori është profesor në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, në drejtimin e ekonomisë)

LPD ngushëllon familjen e futbollistit Triumf Shabani
Promovohen libra dhe prezantohet revista "Adoleshenti"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration