Problemet e luginasve paraqiten në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë
Lokale

Problemet e luginasve paraqiten në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë

16.Jun.2015 17:54
0
Ambasadori i Republikës se Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi, të martën ka pritur në takim përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare "Vatra" me seli në Gjilan, kryesuar nga kryetarja, Gentiana Shabani.

Përmes një kumtese kjo Lëvizje njofton se gjatë takimit është diskutuar për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë.

Kryetarja  nga Lëvizja “Vatra”,  Gentiana Shabani i ka dorëzuar ambasadorit Minxhozi një listë të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Lugina, e që jetojnë  në Kosovë, me theks të veçantë, problemet e pajisjes me dokumente identifikimi, problem ky që po i preokupon qytetarët e kësaj pjese që jetojnë në Kosovë tash e 16  vite.

Siç njofton “Vatra”, ambasadori shqiptar Qemajl Minxhozi është shprehur i lumtur me zgjedhjen e Gentiana Shabanit  për kryetare të   Lëvizjes Qytetare "Vatra", duke shprehur gatishmërinë që problemet e qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës të ngritjen në instancat më të larta të Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Minxhozi është zotuar se do të angazhohet maksimalisht  për gjetjen e një zgjedhje të përhershme  të këtyre  problemeve me të cilat po ballafaqohen  qytetarët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre. /Titulli.com/

Kërkohen 20 vjet burg për vrasjen e preshevarit në xhami
Zgjidhja e testit nga matematika (Dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration