Pritje të gjata në Konçul dhe Merdare (foto)
Lokale

Pritje të gjata në Konçul dhe Merdare (foto)

05.Jan.2013 16:47
0
[caption id="attachment_49502" align="aligncenter" width="576"]Kufiri, Dheu i Bardhë-Konçul Kufiri, Dheu i Bardhë-Konçul[/caption] [caption id="attachment_49503" align="aligncenter" width="576"]Kufiri, Dheu i Bardhë-Konçul Kufiri, Dheu i Bardhë-Konçul. Punëtorët duke e përgaditur infrastrukturën kufitare[/caption]   Policia ka bërë të ditur se në pikë kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë-Konçul, që gjinden në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë janë krijuar kolona me pritje të gjata. Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës, saktësisht zyrtarët policor të pikë kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, informojnë se janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi. Pritjet në këtë kohë në dalje të pikë kalimit kufitar Merdare po zgjasin nga dy deri tri orë, ndërsa në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë - Konçul pritjet po zgjasin nga tri deri katër orë dhe kolonat janë të gjata (2-3) dy deri tri kilometra. Në bazë të informacioneve të pranuara e gjithë kjo pritje po bëhet për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe qytetarëve të cilët po shfrytëzojnë këto dy pikë kalime kufitare, për tu kthyer në vendet prej nga kanë ardhur për festat e fundëvitit në Republikën e Kosovës, si dhe punës jo efikase të autoriteteve serbe, njofton policia. Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë - Konçul pritjet e gjata i ka krijuar edhe ndërprerja e punës së përkohshme nga pala serbe për shkak të vendosjes së një kontejneri në atë vend kalim kufitar, ku ajo ndërprerje tani ka përfunduar. Policia e Kosovës me qëllim të përshpejtimit të punës dhe krijimit të mundësisë së qarkullimit më të shpejt dhe evitimin e pritjeve të gjata të qytetarëve, ka ngritur kapacitetet e veta të punës duke angazhuar zyrtarë policor shtesë, raporton RTK. Policia e Kosovës po ashtu ka informuar institucionet e Republikës së Kosovës, ku përmes tyre dhe mekanizmave ndërkombëtarë është kërkuar përshpejtimi i punës nga autoritetet policore serbe. Kohëzgjatja e pritjeve në këto dy pikë kalime kufitare mund të ndryshojë kohë pas kohe, varësisht prej frekuentimit të automjeteve dhe qytetarëve. Në pikë kalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata./Titulli.com/ _____________________________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904  
Daçiq përsërit: Do ta heqim përmendoren deri më 17 janar
Titulli zë i fuqishëm i Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration