Prezantohet programi për zhvillimin e potencialeve ekonomike në Luginë
Lokale

Prezantohet programi për zhvillimin e potencialeve ekonomike në Luginë

17.Oct.2012 13:56
0
Në sallën e kuvendit komunal në Bujanoc po bëhet prezantimi i programit për ndarjen e mjeteve për subvencione ndërmarrjeve private në vitin 2012 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në këtë prezantim po marrin pjesë një numër i madh i ndërmarrësve lokal nga  këto komuna, të cilët po njoftohen edhe për hollësitë tjera rreth aplikimit. Qëllimi i përgjithshëm i Programit është mbështetje zhvillimit të potencialeve ekonomike të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe rritjes së prodhimit të shoqërive ekonomike të vogla dhe të mesme, ndërmarrësve dhe kooperativave bujqësore. Këtë projekt e realizon Shërbimi i Trupit koordinues për ndarjen e mjeteve në vlerë të përgjithshme prej 40.000.000,00 dinarë, edhe atë për komunën e Preshevës në vlerë prej 15.000.000,00, komunën e Bujanocit në vlerë prej 17.000.000,00 dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 8.000.000,00 dinarë. Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkë-financojë 70% të shpenzimeve të arsyeshme për shoqëritë ekonomike të vogla dhe ndërmarrësit, 60% të harxhimeve të arsyeshme për shoqëritë ekonomike të mesme dhe 70% të shpenzimeve të arsyeshme për kooperativat bujqësore. Për mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të dokumentacionet për të konkurruar do të zhvillohet edhe një takim me të gjithë të interesuarit gjatë ditëve në vijim./Titulli.com/
Mustafa: Serbia ka interes që shqiptarët kurrë të mos kthehen në Luginë (video)
EULEX: Sulmuesit e Dobrosinit pjesëtarë të një organizate terroriste
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration