Presidentja, Osmani propozon lehtësira për marrjen e shtetësisë për qytetarët shqiptarë të Luginës (video)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuvendin e Kosovës ka propozuar lehtësira për marrjen e shtetësisë për qytetarët shqiptarë të Luginës.
"Kam propozuar që në ligjin e ri për shtetësi, i cili është duke u përgatitur, të parashihen lehtësira në procedurat për marrjen e shtetësisë për bashkëkombasit tanë nga Lugina dhe shpresoj që ky propozim do të përkrahet nga ju sapo të vijë në Kuvend", është shprehur mes tjerash Osmani.