Presidenti Thaçi: Hasan Prishtina nuk u pajtua me copëtimin e trojeve shqiptare
Lokale

Presidenti Thaçi: Hasan Prishtina nuk u pajtua me copëtimin e trojeve shqiptare

25.Jul.2020 08:29
0

Duke përkujtuar atdhetarin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare shqiptare, Hasan Prishtinën, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka filluar sot të publikoj në rubrikën e tij "Njerëz të Paharrushëm" në "Facebook".

Hasan Prishtina, ai tha se si atdhetar dhe diplomat nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare dhe ngriti zërin në Konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve, duke denoncuar krimet serbe në Kosovën e pushtuar.

 

“Ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike. Si deputet i parlamentit turk u angazhua për të drejtat politike dhe kombëtare. Si strateg ishte në krye të kryengritjeve të viteve 1908-1912”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka lartësuar figurën e Hasan Prishtinës duke përmendur përpjekjet e tij të pareshtura për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ai mbështeti financiarisht shkollimin e fëmijëve kosovarë në shkollat shqipe në Shqipëri. Për organizimin e kryengritjeve shkriu një pjesë të madhe të pasurisë. Hasan Prishtina ishte atdhetari më mendjendritur dhe zemërkulluar që prodhoi historia e kombit shqiptar. Jam krenar që Universiteti i Prishtinës mban emrin e këtij kolosi të historisë sonë”, përfundon ai. 

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirja e sërbëve dhe shqiptarëve
Shqiptarët në Preshevë me Covid-19 kanë frikë të shtrohen në spitalet e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration