Presidenti Thaçi: Kosova e gatshme ti mbrojë shqiptarët e Luginës së Preshevës
Lokale

Presidenti Thaçi: Kosova e gatshme ti mbrojë shqiptarët e Luginës së Preshevës

26.Jul.2018 14:02
0
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot edhe njëherë se Kosova do t'i përdorë të gjitha mjetet demokratike për t'i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Thaçi ka premtuar ndihmë dhe mbështetje nga të gjitha institucionet e Kosovës për shqiptarët që jetojnë atje.

Sipas tij, e kemi për obligim që jo vetëm t’i dëgjohen problemet me të cilat përballën shqiptarët e Luginës, por edhe  institucionet e Kosovës  të merremi me  avancimin e të drejtave ë tyre.

“Ne mbaruam një takim pune njëherë veçmas me secilin, e pastaj bashkë, ishte takim përmbajtjesor, e që është vazhdimësi e takimeve të mëhershme. Ky takim ka qëllim të informimit për sfidat dhe problemet me të cilat përballen qytetarët që jetojnë në këto lugina.  Unë ju siguroj se kemi obligim që jo vetëm të përcjellim me vëmendje cilat janë problemet që i shqetësojnë qytetarët atje, por edhe të ndërmarrim veprime konkrete për t’i zgjidhur ato, gjithmonë në përputhje me standardet evropiane”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se  Kosova s’mund t’i mbyll sytë gjithmonë para padrejtësive që  bënë Serbia.

“Serbia si çdo tjetër, e aq më tepër që një shtet BE e ka afruar për anëtarësim, e ka për obligim të respektoj të drejtat e qytetarëve atje.  Serbia fatkeqësisht është larg përmbushje së standardeve të qytetarëve të luginës së Preshevës. E këtë gjendje të vështirë, ma konfirmuan sot në takim përfaqësuesit shqiptar të luginës.  Sot ju premtoj të gjithë qytetarëve të Luginës se institucionet do të përdorin çdo mjet legjitim dhe demokratik për të mbrojtur të drejtat elementare e kombëtare të tyre.  Dua të besoj se autoritetet në Beograd do të mirëpresin interesimin tonë dhe do të respektojmë atë që ne i respektojmë në Kosovë të drejtat e serbëve”, tha Thaçi.

Sipas tij, në të ardhmen pritet një koordinim më i madh, përfshirë edhe BE-në që të adresoj kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve të luginës. BE nuk mund të aplikoj standarde të dyfishta kur është në pyetje çështja e komuniteteve.

 

Në rast ndarejes: Kosova do të kërkojë jo veç Luginën e Preshevës por edhe pjesë nga Sanxhaku
Arifi: I treguam Thaçit brengat tona dhe kërkuam zgjidhje afatgjate
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration