Presidenti Meta vlerëson me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Muharrem Salihu nga Medvegja
Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë ka shpallur me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, veprimtarin nga Medvegja Muharrem Salihu.
Ky është postimi i plotë në Faceboom i presidentit Ilir Meta:
Në vlerësim për veprimtarinë frymëzuese, nxitëse, mobilizuese dhe përkrahëse, në mbrojtje të lirive e të drejtave themelore individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në përgjithësi, dhe në Medvegjë, në veçanti, pata sot nderin të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, veprimtarin e shquar të diasporës sonë kombëtare, atdhetarin, z.Muharrem Salihu.
Prej vitesh ai lufton të ndalë një proces problematik, atë të mpakjes sonë si komb, në kufijtë ekstremë të ekzistencës sonë si shqiptarë. Është i ashtuquajturi proces i pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës.
Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale, por kjo nuk ndihmon bashkëjetesën ndëretnike atje, as kontribuon për paqen e stabilitetin në rajon.
Është koha të bashkojmë të gjitha energjitë për të ndalur hemoragjinë kombëtare, shpopullimin e trojeve shqiptare, veçanërisht nga rinia!