Presidenti Meta: Bashkëpunim me komunën e Preshevës për projekte të përbashkëta
Lokale

Presidenti Meta: Bashkëpunim me komunën e Preshevës për projekte të përbashkëta

23.Oct.2017 17:55
0
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim, kryetarin e Partisë "Alternativa për Ndryshim", njëkohësisht kryetar i emëruar i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Presidenti vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes të faktorit politik shqiptar në Preshevë dhe në të gjithë Luginën, për realizimin e nevojave dhe interesave politike, ekonomike dhe të gjitha fushave të jetës për shqiptaret e Luginës.

Presidenti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të bashkive të ndryshme të Shqipërisë me komunën e Preshevës për realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore.

Kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë banorët e Luginës duke krijuar një perspektivë më të mirë në veçanti për të rinjtë./Titulli.com/

Bujanoc: Alarmuese, nxënësit më të dobët në provimet pranuese nëpër universitete (video)
Arifi nga Tirana: Përballemi me sfidat e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration