Preshevari i mllefosur (video)
Lokale

Preshevari i mllefosur (video)

20.Jan.2013 15:47
0
Ky plak shpreh zhgënjimin e tij para mediave të pranishme në sheshin e Preshevës ku deri para disa orëve ishte i vendosur edhe lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së Ai flet në gjuhën serbe duke treguar padrejtësitë që iu janë bërë shqiptarëve në Luginë, duke i krahasuar ato edhe si më të vështira se në kohën e Millosheviqit. “Ju e keni pruar situatën deri në këtë pikë”, tha plaku duke aluduar në Qeverinë e Serbisë. Ai tha se dëshmorët që ranë dhe sot u hoqën nga sheshi i Preshevës kanë vdekur për këtë vend dhe se asnjë nga familjet e tyre nuk ka përfituar asnjë penzion, raporton Titulli. “To je sramota, sto ste nam doneli iz Beograda, dal ste nam doneli neku fabriku – Turp të keni, çka na keni sjellë nga Beogradi përveç kësaj, mos vallë keni sjellë ndonjë fabrikë”?, pyeste plaku i mllefosur me heqjen e lapidarit të dëshmorëve. Preshevari theksoi, vetëm që ishte shqiptar, në kohën që ishte i sëmurë në spitalin e Vranjës, atij i kanë thënë se do ta presin si derrë. “Kur isha në spital në Vranjë më thanë se do të presim si derr nëse nuk jep të holla”, tha plaku. Përndryshe, në Preshevë po mbretëron situatë e qetë. Mirëpo gjatë bisedave me qytetarë dhe biznese të ndryshme në Preshevë,  gazetarët e Titulli kanë mësuar se te  shumica e qytetarëve ështe mbjellur frikë pas situatës së krijuar në Luginë. Një shitës në shitoren  afër ndërtesës së kuvendit është ankuar se pas situatës së krijuar në vendin tonë njerëzit nuk po shpenzojnë si më parë. “Gjatë tërë kësaj kohe qytetarët kan kursyer shumë, kanë blerë vetëm gjërat elementare sepse shumica prej tyre kishin bërë edhe valixhet gati për t’u larguar nga vendi”, tha shitësi A.S. Situata e tensionuar kohëve të fundit në Luginë, ka ndikuar që shumë qytetarë të largohen nga vendi  në drejtim të Kosovës dhe  shteteve perëndimore. Gjendja e tensionuar do të ndihmojë edhe më shumë shpërnglujen masive në heshtje të shqiptarëv të Luginës./Titulli.com/

presheva - pllaka

http://youtu.be/RTA2mNhcNx4
Të hënën në 12:00 qilimet për lapidarian
“Na prenë në besë neve dhe OSBE-në” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration