Presheva trajnim për reagimin në situatat kritike dhe fiton grantin prej 10 mijë dollarëve
Fondacioni "Ana dhe Vllada Divac" dhe USAID-i, Agjensioni Zhvillimor Amerikan, organizon në komunën e Preshevës trajnim për reagimin në situatat kritike.Trajnimi është paraparë për anëtarët e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme dhe komesariatët e mbrojtjes civile.
Njëra ndër situatat e cila mendohet se është e jashtëzakonshme është edhe kriza emigrantëve. Presheva është njëra ndër komunat në rrugën emigruese, ndërsa për afër dy vite ka Qendrën për Pranim të Përkohshëm të Emigrantëve. Gjatë krizës emigruese, qytetarët e Preshevës kanë treguar solidaritet, humanitet dhe mirëkuptim.
„Shtabi është mbledhur disa herë, ka qenë promoter i të gjitha aktiviteteve të cilat janë organizuar në komunën e Preshevës, ndërsa në bashkëpunim me organet tjera shtetërore dhe Komesaritatin për Refugjatë dhe Emigracioni, gjithmonë ka ndimuar edhe ka qenë në gadishmëri të detyrës”, tha për RTS Nexhmedin Ahmedi, shefi i shërbimit për situata të jashtëzakonshme në Preshevë.
Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të vetqeverisjeve lokale në një nivel edhe më të lartë, që përgjigja ndaj çdo situate të jashtëzakonshme, fatkeqësive natyrore të jetë në kohë reale dhe adekuate. Trajnerët e licencuar drejtojnë anëtarët e shtabeve dhe komesarëve të mbrotjes civile që të veprojnë në përputhje me Ligjin mbi Situatat e Jashtëzakonshme.
“Përvojat e praktikës së mirë, por edhe të praktikës së keqe, t`i tregojmë se si duhet të tejkalohen dhe të përdoren praktikat e mira. Po ua lëm udhëzuesin e botuar dhe CD digjitale të cilat pjesëmarrësve të këtij trajnime do t`i nevojitet për mëtej”, tha ligjëruesi prof. dr Proda Sheqerov.
Trajnimet të cilat organizohet nga fondacioni “Ana dhe Vllada Divac” dhe USAID-i mbahen në shtatë komunat.
Pas përfundimit të trajnimit, Presheva do të fitoj grantin në vlerë prej 10 mijë dollarëve për blerjen e pajisjeve për reagim të duhur në situatat e jashtëzakonshme./