Presheva po injorohet nga Qeveria e Serbisë
Lokale

Presheva po injorohet nga Qeveria e Serbisë

20.Feb.2016 17:55
0
I pari i Preshevës, Ragmi Mustafa është ankuar shumë për trajtimin që po i bën Qeveria e Serbisë, Komunës së Preshevës.

Ai ka kërkuar që të investohet në infrastrukturën, e cila është dëmtuar shumë gjatë kohës së fundit, prej kur Presheva është stacion i refugjatëve sirianë, transmeton Koha.net.

Mustafa ka treguar se edhe Qendra për pritjen e refugjatëve në Preshevë është bërë pa autorizim ndërtimi dhe pa pëlqim të Kuvendit Komunal të Preshevës.

Ai ka ironizuar duke thënë se Presheva ka stacionin më të madh të autobusëve në botë, ngaqë askund në botë nuk parkohen 500 autobusë në ditë, të cilët dëmtojnë sistemin e rrugëve, trotuareve e kanalizime përgjatë rrugës./Titulli.com/

Djaloshi preshevar që po habit Austrinë në futboll
Bashkëpunimi i Preshevës dhe Zrenjaninit për sistemin GIS
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration