Lokale
Presheva po feston 100 vjetorin
[caption id="attachment_43159" align="aligncenter" width="640"] Flamuri Kombëtar Shqiptar në Preshevë[/caption]
Sheshi i Preshevës është mbuluar me flamuj kuq e zi dhe me shumë qytetarë që po marrinë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Forumet rinore shqiptare të Komunës së Preshevës të cilët janë organizatore të manifestimit, kanë paralajmëruar se shënimi i 28 nëntorit ditës së pavarësisë do të bëhet me një program kulturoro-artistikë, i cili filloi në orën 12h dhe do të zgjasë deri rreth orës 14h.
Agon Ajeti, përfaqësues i këshillit organizativë i tha Titullit se në këtë organizim për 100 vjetorin e pavarësisë, me një program kulturor do të paraqitet shoqëria “Rexho Mulliqi” si dhe këngëtarë nga Lugina./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!