Presheva pa ujë në ditët me vapë, refugjatët ankohen për gjendjen e vështirë
Në qendrat e pranimit të refugjatëve në Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë është e qetë, gjithnjë e më pak refugjatë mirëpo kërkesat e tyre për qëndrim në territorin e Serbisë janë komplekse.Në Preshevë momentalisht gjenden 444 persona nga ata 139 fëmijë, ndërsa në Bujanoc dhe Vrajë ka afro 212 refugjatë, shkruan zëri i Amerikës, transmeton titulli.com.
“Këtu jam prej 9 muajve dhe mendojë se kam pritur mjaftë. Do të kthehem në shtëpi dhe e bëra kërkesën, tha Semim nga Iraku i cili gjendet në qendrën e pranimit të refugjatëve në Bujanoc.
Refugjatët mundohen shumë gjatë këtij muaji nga vapa e madhe që po mbretëron mbi 40 gradë dhe mungesa e ujit me ujësjellësin e Preshevës që gjendet në një gjendje të vështirë./Titulli.com/