Presheva mundë të mos shkojë në rivotim?
Lokale

Presheva mundë të mos shkojë në rivotim?

15.Jan.2018 09:28
0
Rivotimi për zgjedhje lokale në Preshevë akoma nuk është i sigurt duke pasur parasysh vendimin e fundit të gjykatës administrative në Nish.

Zeqir Miftari, kryetar i komisionit komunal zgjedhor ka thënë për mediat serbe se për rivotim në 5 njësi zgjedhore  ka vendosur shumica e këtij organi mirëpo vendimin e tyre më herët e ka anuluar gjykata administrative.

Ai është shprehur se 6 lista zgjedhorë kanë bërë ankesë për parregullsi në procesin zgjedhor të cilët e pengojnë në shpalljen  e rezultateve përfundimtare, transmeton Titulli.com.

Miftari theksoi se nuk është i sigurt se a do të mbahet rivotimi dhe se komisioni ka shkruar ankesën.

“Gjykata administrative ka anuluar vendimin e komisionit komunal zgjedhore më herët për rivotim në disa njësi zgjedhore për shkak të lëshimeve teknike ndërsa kjo është hera e dytë që bëhet ankesë”, deklaroi Zeqiri.

Gjatë kësaj jave pritet të caktohet nga gjykata administrative se a do të ketë rivotim të zgjedhjeve apo jo në 5 vendvotime të cilët përbëjnë 7000 votues të regjistruar./Titulli.com/

Halimi: Takimi i Arifit dhe Salihut me kryeministrin e Kosovës jo legjitim?
Komuna e Bujanocit anashkalon përdorimin e gjuhës shqipe në ueb-faqe?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration