Presheva me buxhetin më të madh në historinë qeverisëse, afro 13 milion euro (video)
Lokale

Presheva me buxhetin më të madh në historinë qeverisëse, afro 13 milion euro (video)

29.Mar.2018 10:30
0
Komuna e Preshevës për këtë vit ka miratuar propozim buxhetin në vlerë prej afro 1,5 miliardë dinarë dhe është një nga buxhetet më të mëdha në historinë e funksionimit të kësaj komune.

Sipas zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës, Armend Aliu projekte prioritare janë ujësjellësi, zona industriale, subvencionimet për bujqësi dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme.

''Buxheti këtë vit është fokusuar në ujësjellës, projekt ky i cili është në vlerë prej 2 milion euro , ku nga kjo shumë 700 mijë euro janë siguruar nga ambasada Norvegjeze dhe rreth 400 mijë euro nga buxheti i komunës së Preshevës '', tha Aliu gjatë bisedës për Titulli.com.

Ai gjithashtu theksoi se për dallim nga viti paraprak pushteti lokal i tanishëm është fokusuar edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme në të cilat kanë bërë rritje të buxhetit.

'' Buxheti dallon nga viti 2017 , pasi këtë vit për herë të parë kemi ndarë 60 milion dinarë për subvencionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku 20 milion janë nga buxheti komunal. Më parë për subvencionime kemi pasur vetëm 3 milion dinarë . Ndërsa sa i përket bujqësisë vlera për subvencionime është 25 milion dinarë'', u shpreh Aliu.

Kjo qeverisje aktuale është e përkushtuar edhe në përfundimin e fazës së parë të zonës industriale e cila do t’i kushtojë buxhetit afro 30 milion dinarë.

“Komuna e Preshevës tashmë ka ndarë 10 parcela ku do të fillojë realizimi i fazës së parë dhe do të krijohen kushtet për investitorët e huaj e vendorë që të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor në zonën industriale me ndërtimin e objekteve në këto parcela”, deklaroi zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu.

Sipas tij me buxhetin e vitit 2018 prioritet i është dhënë edhe fushës së arsimit dhe shëndetësisë.

''Përveç zonës industriale ku këtë vit do të nxjerrin produktin e parë, do të investohet edhe në renovimin komplet të tri shkollave më të mëdha në Preshevë, shtëpisë së shëndetit dhe ndërtimin e objektit të emergjencës'', ka thënë Armend Aliu.

Ndërsa kryeshefi për ekonomi dhe financa pranë administratës komunale të komunës së Preshevës, Besnik Sadiku gjatë bisedës për Titulli.com deklaroi se buxheti për vitin 2018 është 1,463,499,987 dinarë ose rreth 12,300,00 euro.

''Këtë vit kemi buxhetin rreth 1 miliard e gjysmë dinarë , ku nga të hyrat vetanake janë paraparë afro 800 milion dinarë, ndërsa nga transferet e niveleve të larta afro 670 milion dinarë'', tha Besnik Sadiku.

Komuna e Preshevës për herë të parë në vitin 2016 kishte thyer rekordin e rritjes buxhetore me rreth 1,2 miliardë dinarë, ndërsa këtë vit ai ka shënuar rritje për afro për afro 300 milion dinarë.

Buxhetin e detajuar mundë të shikoni edhe projektet e parapara në fushën e infrastrukturës në territorin e komunës së Preshevës dhe investimet tjera./Titulli.com/

 

PVD: Agresiviteti shtetërorë i Serbisë sikur në vitet 1991-2001
Përfundon trajnimi me nxënës nga Bujanoci dhe Presheva, qeverisja lokale tema kryesore (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration