Presheva me 3 çmime në olimpiadën e Vlorës
Në Vlorë është mbajtur olimpiada kombëtare në matematikë, ku pjesëmarrës ishin shqiptarët nga të gjithë trojet ku jetojnë.Nga Presheva morrën pjesë tre nxënës Tuba Abazi (klasa 7), Lindrit Murati (klasa 7) dhe Njomza Nasufi (klasa 8).
Lindrit Murati zuri vendin e dytë për klasët e shtata, Njomza Nasufi vendin e dytë për klasët e teta dhe Tuba Abazi është shpërblyer me mirënjohje për pikët e arritura.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e Preshevës pjesëmarrës në këtë olimpiadë vlerësuan se falë punës dhe vullnetit të tyre Presheva po arrit suksese nëpër të gjitha kompeticionet.