Presheva mbetet pa pushtet lokal, pritet organi i përkohshëm
Lokale

Presheva mbetet pa pushtet lokal, pritet organi i përkohshëm

17.Dec.2020 19:42
0

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se Kuvendi Komunal dhe pushteti lokal në këtë komunë do të bie automatikisht, në mungesë të aktivitetit dhe mbajtjes së seancave tash e tre muaj.

Sipas tij, rënia e pushtetit lokal do të thotë se fillon pushteti teknik, apo Organi i Përkohshëm deri në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Tani tre muaj më vonë, në mungesë të aktivitetit dhe mbajtjeve të seancave punuese në Kuvend, sipas rregullores dhe ligjeve përkatëse republikane me automatizëm Kuvendi Komunal dhe pushteti lokal bie, e që rezulton në fillimin e pushtetit teknik gjegjësisht Organit të Përkohshëm deri në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Siç jeni të informuar, muaj më parë ish-partneri koalicionar në pushtetin lokal të Komunës së Preshevës, LR-PDSH, ishte involvuar në makinacionet politike së bashku me konjukturat e vjetra politike PVDSH, për të më shkarkuar nga posti i kryetarit të Komunës për së dyti herë dhe për të kapur njëzëri Ekzekutivin si dhe Legjislativin gjegjësisht Kuvendin Komunal të Preshevës për interesat e tyre të ngushta klanore.

Meqë shkarkimi dështoi në mungesë të votave, Kuvendi Komunal ishte kapur nga Ragmi Mustafa duke instaluar “aparaturën” e tij të vjetër sunduese. Tani tre muaj më vonë, në mungesë të aktivitetit dhe mbajtjeve të seancave punuese në Kuvend, sipas rregullores dhe ligjeve përkatëse republikane me automatizëm Kuvendi Komunal dhe pushteti lokal bie, e që rezulton në fillimin e pushtetit teknik gjegjësisht Organit të Përkohshëm deri në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

 

Jam mëse i shqetësuar edhe pse në kohë pandemie globale, në kohë kur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë janë sfiduar me pandeminë COVID 19, me ç`rast kemi humbur shumë qytetarë të dashur, subjektet e vjetra politike prap të bashkuar kundër APN-së kanë sjellur për së dyti herë një destabilizim qeverisës në Komunën tonë, meqë ambicjet për bajraktarizëm po shpërfaqen haptazi, kështu duke nëpërkëmbur vullnetin politik të shumicës së qytetarëve të Komunës së Preshevës, duke patur parasysh që deri në zgjedhjet e rregullta pat mbetur edhe vetëm një vit. Çmontimi i pushtetit vie si pazar i interesave të ngushta të individëve e jo si mosmarrëveshje në strategji dhe veprim për zhvillimin e vendit tonë.

Ragmi Mustafa është therra në këmbë e Luginës së Preshevës dhe nuk ka fshehur qasjen e tij se ai personalisht do të “rrëzoj” këtë pushtet, duke ja thënë në sy "nxënësit të tij" para kamerave, në njërën nga seancat e para, dhe ja që tani si rezultat i tyre brenda pak viteve, po imponojnë zgjedhjet e dyta të jashtëzakonshme brenda katër viteve.

Jam gjithashtu i shqetësuar që në këtë situatë të rëndë të pandemisë globale, Institucionet Komunale të Preshevës janë në bllokim e sipër për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj problemeve ekonomike-sociale gjatë kësaj periudhe të rëndë.

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar zonja dhe zotërinj

Përgjegjësia e gjitha destabilizimeve politike të mëhershme por edhe këtë aktuale, është vazhdë e qasjes destruktive të liderëve demode me mentalitet komunist dhe nxënësve të tyre, pasi që sotisfikimi i këtij sistemi diaboletik ka sjellur Komunën tonë në këtë situatë të rëndë qeverisëse. Më duhet të përseris, se Komuna e Presheves nuk ka alternativa tjera për stabilitet politik afatgjatë përpos ALTERNATIVA-së vetme 20+, e cila i përgjigjet sfidave reale të kohës dhe është rruga drejt progresit në gjitha sferat vitale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Së bashku do t`ia dalim si gjithmonë!

Me respekt

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration