Presheva lokalizon buxhetin për OJQ-të, Bujanoci financon  edhe në Vrajë?
Lokale

Presheva lokalizon buxhetin për OJQ-të, Bujanoci financon edhe në Vrajë?

22.May.2019 09:48
0

Komuna e Preshevës ka shpallur konkursin publik për financimin e organizatave joqeveritare dhe sportive për financimin e programeve vjetore në vlerë prej 8 milion dinarë dhe në këtë rast ka ndaluar organizatat nga komuna Bujanocit për pjesëmarrje.

Në bazë të këtij konkursi të drejtë aplikimi kanë vetëm organizatat që janë të regjistruar në territorin e komunës së Preshevës, shkruan Titulli.com.

Konkursi ka vendosur kriteret që ta ketë selinë në territorin e Komunës së Preshevës, të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në sferën e shoqatave joqeveritare dhe programi ose projekti të realizohet në territorin e komunës së Preshevës eventualisht edhe jasht saj, me kusht qe me aktivitetet e saja ta përfaqësoj komunën e Preshevës (pjesëmarrje në gara, udhëtime studiuese, seminare, konferenca etj).

Për dallim nga komuna e Preshevës që ka lokalizuar buxhetin për sektorin civil vetëm në Preshevë, komuna e Bujanocit deri më tani ka financuar projekte edhe për organizatat nga Presheva, Vraja apo edhe qytete tjera të  Serbisë.

Sektori joqeveritar kryesisht ai shqiptar në komunat Bujanoc dhe Preshevë përballet me mungesë të fondeve nga niveli qendror dhe shpërndarja e fondeve komunale tek punëtorët e administratës komunale dhe me këtë qëllim vështirësohet realizimi i projekteve në interes publik të qytetarëve./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration