Presheva ftohet në Turqi për ti shpalosë potencialet ekonomike
Në Prishtinë është mbajtur samiti me investitorët turq nga qyteti Konya dhe morën pjesë shoqata të ndryshme nga Turqia, investitorë potencial nga Kosova dhe rajoni.Gjatë këtij samiti ishin prezent përfaqësues të ndryshmëm të jetës politike, biznesit ishte zëvendës/kryeministri, Ministri Ferid Agani, Myftiu Naim Ternava, deputet nga parlamenti i Kosovës dhe Xhelal Memeti nga Presheva si dhe afaristë e shoqata të ndryshme nga vendet ballkanike.
Ky është seminari i 13-të me rradhë që po mbahet në të gjithë Ballkanin, duke investuar në lëmi të ndryshme në shtetet ballkanike.
Xhelal Memeti ka thënë për Titulli.com se kryetari i komunës së Konya i bëri ftesë për një vizitë në Turqi dhe njëkohësisht të shpalosë para investitorëve mundësinë e investimeve për zhvillimin e ekonomisë në Preshevë.