Presheva drejt procesit të zgjedhjeve të parakohshme lokale?
Dështon për të katërtën herë vazhdimi i seancës së 5-të të kuvendit komunal të Preshevës dhe me këtë rast hapen mundësit e masave të përkohshme për qeverisjen lokale deri në zgjedhjet e parakohshme.Kryetari i kuvendit komunal, Sami Saihu kishte konvokuar vazhdimin e seancës së 5-të për ditën e martë po në mungesë të kuorimit ka dështuar 4 herë me radhë.
Pas kësaj situate të krijuar në qeverisjen lokale të komunës së Preshevë do të vendos qeveria në Beograd për zhvillimet e mëtutjeshme institucionale.
Komuna e Preshevës prej 10 marsit të këtij viti qeveriset nga koalicioni PVD, UDSH, BDL dhe Grupi i ndarë nga PDSH me kyetar komune, Ardita Sinanin./Titulli.com/