Preshevë: Studim retrospektiv kohort
ABSTRAKT:Gjatë periudhës tre mujore,në studim kan marrë pjesë 18 pacientë.Pacientët ishin ndarë në dy grupe,Grupi parë:Në mjekim kishin vetëm Metforminën.Grupi dytë:Metformin dhe Glimepirid.Të gjithë ishin të Diagnostikuar me Diabet Mellitus tip 2. Studimi është kryer në fazën e hershme të diagnostikimit.90% e të prekurve,ishin me anamnezë pozitive familjare për dibet tip 2.Mosha mesatare 46 vjeç.80% ishin meshkuj.50% ishin mbi peshë,10% obezë.60% fumatorë.70% ishin në regjim dietal.30% nuk u janë përmbajtur regjimit dietal.30% kishin ko-morbiditet,kryesisht Hipertension. Matjet e sheqerit në gjak:Glicemia esëll,(Fasting Glucose Test),Testi i Ngarkesës (OGGT),dhe hemoglobina e glukozuar (HgbA1C).
HYRJE:Diabeti tip 2,në shekullin e fundit,ka marrë masa pandemike,është shkaktari i parë sa i perket mortalitetit si pasojë e komplikacioneve të arterieve të vogla,kryesisht ato koronare,trurit dhe veshkave. Në ketë tip diabeti,mjekimi kryesisht është oral (WORLD HEALTH ORGANISATION,AMERICAN DIABETOLOGIST ASSOCIATION) dhe varësisht nga vlerat e glikemise,linja e parë e mjekimit janë Biguanided gjegjësisht Metformina.Në vlera më te larta se 12 mm/L mundë të kombinohen këto të fundit me grupin e Sulfanil uresë,si glimepiride,gliklazidi.
FIZPATOLOGJIA E SEMUNDJES:Mekanizmi I shfaqjes së Diabetit tip 2,akoma nuk dihet qartë.Disa Autorë potencojnë se është çrregullim I prodhimit adekuat të insulinës nga pankreasi,e disa të tjerë si pasojë e shfaqjes së rezistencës së insulinës,në receptorët periferik.Si dhe një kombinim mes tyre.
STUDIMI:Shum autorë,mbështesin teorinë e medikamenteve te grupit të biguanideve gjegjësisht.METFORMINA,se perveç se frenon Gluko-neogjenezën(duke frenuar ATP-në ,në membramën e Mitokondrieve të qelizave hepatike) rritë ose përmirson receptoret e Insulinës.Gjatë studimit tim Grupi I parë:për tre muaj vetëm me Metforminë,(doza maksimale 3000 mg) dhe/pa dietë,nuk dha rezultate të dëshiruara,për parandalimin e komplikacioneve Diabetike.Vlerat e HgbA1C,lehtësisht u ulen. Grupi dytë:Me vlera te njëjta të HgbA1C si në grupin e parë,përveç Metforminës iu shtua dhe Grupi i Sulfaniluresë (glimepiridi) Me/Pa dietë.Doza:METFORMIN 2000 mg ,Glimepiridi doza minimale 0.5 mg,doza maksimale 3 mg.Gjatë periudhës 3 mujore,asnjë pacientë nuk pesoj Hipoglicemi ne fillim te mjekimit,rreth fund muajit të parë dhe fillim muajit të dytë,kishin ulje drastike të glicemisë esëll.vlerat mesatare 3.3 mmol/L.Fill pas këtij reaksioni,heqim barin Glimepiride,dhe vazhdojmë vetëm me METFORMINË 2000 mg të ndara në dy doza,dhe kemi nivel të dëshiruar të glicemisë në gjak,ulje e dukshme e HgBA1C.
PERFUNDIMI: ËSHTË FOLUR SHUM,PËR PËRMIRSIMIN E RECEPTORVE SË INSULINËS NGA METFORMINA,GJË QË NË KËTË STUDIM NUK DHA REZULTATE TË DESHIRUARA PËR PARANDALIMIN E KOMPLIKACIONEVE DIABETIKE DHE TRAJTIMIN EVENTUAL ME MONOTERAPI. NË KËTË STUDIM TRE MUJORË GLIMEPIRIDI DHA REZULTATE TË DESHIRUARA NË STABILIZIMIN E GLICEMISË ESËLL,POST-PRANDIALE,ULJE TË DUKSHME TË HgbA1C.
Autori Dr.Desaret Murati- Preshevë