Preshevë: Serbia nuk lejon kalimin e shtetasve të Maqedonisë
Lokale

Preshevë: Serbia nuk lejon kalimin e shtetasve të Maqedonisë

11.May.2015 14:14
0

Autoritetet kufitare serbe edhe sot kanë bllokuar vendkalimin kufitar Preshevë për shtetasit e Maqedonisë.

Në këtë pikë kufitare, sot nuk janë lejuar të kalojnë udhëtarët nga Maqedonia. Ata janë kthyer duke u thënë që për momentin nuk u lejohet hyrja në Serbi, duke mos dhënë sqarime të detajuara, informon INA.

Edhe kompanitë e udhëtarëve kanë shprehur reagime se përse nuk lejohet kalimi në këtë pikë kufitare.

Por disa media dhe burime të thirrura në autoritetet serbe kanë raportuar se Serbia nuk lejon kalimin e tyre, për shkak se dyshon se shtetasit e Maqedonisë, kryesisht nga zona e Kumanovës mund të kenë si destinacion vendet e BE-së për të përfituar status azili.

Siç mësohet një urdhëresë e tilla ka ardhur nga Brukseli, pasiqë kohëve të  fundit në pikat kufitare të Serbisë në pjesën me Hungarinë, ka pasur prani të policisë së vendeve të BE-së, si ajo austriake dhe gjermane. /Titulli.com/

KKSH e shqetësuar, dënon dhunën ndaj civilëve shqiptarë
Përurohet rruga në Mal Tërnoc, Arifi prenë shiritin (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration