
Preshevë: Sami Salihu takoi zëvendës shefin e OSBE-së, Joseph Mellot
Kryesuesi i këshillit inicues të Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Sami Salihu zhvillo takim me zëvendës shefin e misionit të OSBE-së Joseph Mellot si dhe shefin e zyrës në Bujanoc Giacomo Bosisio.Palët diskutuan për situatën e krijuar politike në komunën e Preshevës si dhe për sfidat që e presin komunën në proceset e ardhshme.
Sami Salihu ka qenë kryetar i Kuvendit komunal nga zgjedhjet e fundit në komunën e Preshevës./Titulli.com/