Preshevë: Prioritet kthimi i dinjitetit qytetarë (video) Nga e majta: Baki Rexhepi-gazetar dhe Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës
Lokale

Preshevë: Prioritet kthimi i dinjitetit qytetarë (video)

28.May.2016 21:36
0
Depolitizimi i institucioneve, kthimi i dinjitetit qytetarë dhe zhvillimi ekonomik është prioritet i Shqipërim Arifit, kryetar i sapozgjedhur në Komunën e Preshevës.

Gjatë një interviste ai ka thënë se do të shfrytëzoj përvojën e fituar në vendin e lindjes së tij në Manhaim të Gjermanisë, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që ofron Presheva.

Arifi, pret që në bashkëpunim me diasporën pa anashkaluar qeverinë në Beograd të përmirësoj gjendjen ekonomike e cila është mjaftë kritike.

Bashkëpunimin me dy qeveritë shqiptare atë të Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e Shqipërisë, kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, e ka kategorizuar në dy nivele në atë vëllazëror– kombëtarë dhe në nivelin institucional.

Mandati i kryetarit të ri është katër vjeçar, ndërkohë koha e harxhimit të këtij mandati ka filluar që nga momenti i votimit në asamblenë komunale të Preshevës. Shpresat e qytetarëve tashmë janë orientuar tek përbërja e re e koalicionit udhëheqës./Baki Rexhepi-RTK/

Në qendër të Preshevës organizohet festë për ditën ndërkombëtare të fëmijëve "1 Qershori" (video)
Universiteti Internacional i Novi Pazarit-dega në Preshevë shënon dy vjetorin e themelimit, mundësi bashkëpunimi me Evropën (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration