Preshevë: Ministrja Boshkoviq premton mbështetje për bujqësinë dhe inspektor të ushqimit
Lokale

Preshevë: Ministrja Boshkoviq premton mbështetje për bujqësinë dhe inspektor të ushqimit

15.Apr.2015 20:02
0

Në komunën e Preshevës ka qëndruar ministrja e Bujqësisë dhe Ruajtjes së Ambientit të Serbisë, Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues institucional lokal dhe ndërmarrës që merren me prodhime të ndryshme bujqësore.

Boshkoviq  e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj dhe Zoran Stankoviq deklaroi pas takimit se ka marrë kërkesa konkrete nga të gjithë, andaj së bashku do të punohet  që të zhvillohet sektori i bujqësisë në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

“Qeveria e Serbisë dhe ministria që unë drejtoj do të investojë dhe inkurajojë zhvillimin  ekonomik dhe atë të bujqësisë në jug të Serbisë. Përveç kësaj që do të analizojmë të gjitha problemet do të shqyrtojmë edhe mundësitë të cilat na qojnë në drejtim të zhvillimit të bujqësisë në këtë rajon që është i rëndësishëm”, tha ministrja Boshkoviq.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka shprehur të gjitha problemet që ballafaqohen qytetarët në sferën e bujqësisë dhe pret që kërkesat e sotme të hasin në mirëkuptim nga ministria përkatëse.

Në takimin e përbashkët ku morën  pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe ai i Medvegjës, Dragisha Petroviq u parashtrua edhe nevoja e angazhimit të një inspektori të ushqimit për këtë rajon dhe mundësinë e rritjes së prodhimit të duhanit  që njihet si rajon tradicional prodhues, shkruan Titulli.

Nagip Arifi, kryetari komunës së Bujanocit tha se gjatë bisedave është shtruar kërkesa për rifunksionimin e thertores “Jugokop” në Bujanoc.

“Ky është një vazhdim i angazhimit të kësaj ministrie dhe takimet tjera mes këtyre komunave dhe ministrisë përkatëse do të vazhdojnë dhe pas dorëzimit të shkresave të nisin zgjidhjet për këtë fushë”, ka deklaruar Zorana Stankoviq,   kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,.

Ministrja Boshkoviq së bashku me delegacionin ka vizituar edhe qumështoren “Fontana” në fshatin Bukuroc të Preshevës dhe në takim me bujqit tjerë ka premtuar  subvencionim dhe këshilla profesionale në këtë lëmi./Titulli.com/

                                                              

Taipi si Zidane, "˜trullos' kundërshtarët (video)
Për 10 vite pakësohen 7600 nxënës në rrethin e Pçinjës, rënia godet edhe shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration