Preshevë: Filloi aksioni humanitar i kontrollimeve mjekësore falas nga ushtria e Serbisë dhe Amerikës (video)
Lokale

Preshevë: Filloi aksioni humanitar i kontrollimeve mjekësore falas nga ushtria e Serbisë dhe Amerikës (video)

06.Sep.2016 18:52
0
Në tetë fshatra të komunës së Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës do të ofrohen shërbime mjekësore falas, kështu u tha në nisjen e askionit humanitar mjekësorë në fshatin Leran të komunës së Preshevës.

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Gordon Dugud është shprehur i kënaqur që gjendet në këtë pjesë për herë të parë dhe bashkëpunimet me ushtrinë e Serbisë.

Komandanti i gardës së ushtrisë së Ohajos nga SHBA,  Mark Bertman ka thënë se ndjehet i inkurajuar për bashkëpunimet me ushtrinë e Serbisë në këtë projekt të përbashkët.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi  theksoi  se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm për qytetarët e komunës që po iu ofrohen shërbime falas mjekësore.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues deklaroi se 61 mjekë specialist të ndryshëm do të kontrollojnë pacientët nëpër zonat më të thella që nuk kanë mundësi t’i kryejnë kontrollime të caktuara.

Shërbimet mjekësore falas përfshijnë praksën e përgjithshme, pediatria, stomatologjia, oftamotologjia, gjinekologjia e shërbime te tjera, që do të bëhen nga Ushtria Amerikane e Ohajos, Ushtria Serbe dhe Ushtria Angloës./Titulli.com/

Plani i asistencës mjekësore:

6 Shtator 2016 – Leran, Shkolla Fillore “9 Maji” (komuna e Preshevës)

7 Shtator 2016 - Muhoc, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Bujanocit) 

8 Shtator 2016 - Vlasë, Shkolla Fillore ''20 Tetori'' (qyteti i Vrajës)

9 Shtator 2016 - Vërtogosh, Shkolla Fillore “1 Maji” (qyteti i Vrajës)

10 Shtator 2016 - Lluçan, Shkolla Fillore “Sami Frashëri” (komuna e Bujanocit) 

12 Shtator 2016 - Kllenik, Shkolla Fillore “Bora Stankoviq”  (komuna e Bujanocit) 

13 Shtator 2016 - Caravajkë, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Preshevës)

14 Shtator 2016 - Letovicë, Shkolla Fillore “Ali Bektashi” – Paralelja territoriale e shkollës në Nasalcë (komuna e Bujanocit)

Është paraparë që asistenca medicinale të ofrohet në periudhën prej orës 9 deri 16.

Preshevë: 100 ditët e qeverisjes së Shqiprim Arifit dhe "dështimet" e përditshme?
Preshevë: Koalicioni "NDRYSHIMI" dhe "SHPËTIMI" në 100 ditët e para të qeverisjes lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration