Preshevë: Deri më tani 29 milionë dinarë nga taksa që paguajnë autobusët që bartin refugjatë
Lokale

Preshevë: Deri më tani 29 milionë dinarë nga taksa që paguajnë autobusët që bartin refugjatë

13.Jan.2016 15:58
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një deklaratë për portalin Titulli.com, ka theksuar se deri më tani janë grumbulluar 29 milionë dinarë nga taksa që ka vendosur komuna e Preshevës për autobusët që bartin refugjatët.

“Nga data 9 nëntor 2015 ka filluar mbledhja e kësaj takse për të gjithë autobusët që parkohen në rrugën lokale, që i është blokuar qytetarëve tonë për përdorim. Kjo taksë është 12 mijë dinarë për 48 orë, por edhe pse ata qëndrojnë më tepër ne nuk i faturojmë fature shtesë. Deri në fund të vitit 2015 janë grumbulluar 27 milionë dinarë, dhe tani në ditët e para të këtij viti rreth dy milionë tjera”, deklaroi Mustafa për Titullin.

Mjetet e grumbulluara, sipas kryetarit të komunës së Preshevës, do të shfrytëzohen në infrastrukturë, gjegjësisht për rekonstruimin e rrugëve lokale.

“Këto mjete janë dedikuar dhe dedikohen në infrastrukturën lokale të komunës së Preshevës. Në asnjë mënyrë, asnjë dinarë nga këto nuk do të shkojë për rroga, honorare apo të ngjajshme, qoftë për punëtorët e administratës, akzekutivit apo kuvendit”, shtoi Mustafa.

Sipas fjalëve të tij, pushteti lokal ka identifikuar gjashtë rrugë nga Miratoci në drejtim të qendrës së pranimit në stacionin hekurudhor që duhet të rekonstruohen, ndërsa një pjesë e mjeteve do të alokohen edhe në ngritjen e zonës industriale.

Në një artikull në ditët në vijim Titulli do t’ju njoftojë se sa mjete ka ndarë Serbia për të ndihmuar komunën e Preshevës në përballimin e krizës së refugjatëve./Titulli.com/

Pohim tronditës i avokates të të akuzuarve për vrasje të Curuvijës
Reagon administrata komunale ndaj qëndrimeve të PVD-së në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration