PreFoto, model i promovimit të Preshevës, fotografia nga Kosova fiton vendin e parë (foto&video)
Në sallën e shtëpisë së kulturës në Preshevë në mënyrë solemne është hapur mbrëmë ekspozita ndërkombëtare e fotografisë "PreFoto" dhe morrën pjesë përfaqësues të jetës publike e shoqërore dhe simpatuzes të fotografisë.Drejtori artistik i këtij organizimi, Edon Agushi duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithëve tha se ky aktivitet është bërë tradicional në Preshevë.
“Është një gjë e mirë që e ktheu vëmendjen e Preshevës duke e njohur edhe më gjerë e jo vetëm në trevat shqipëfolëse. PreFoto do ta promovojë Preshevën edhe në vende tjera”, u shpreh mes tjerash Agushi, shkruan Titulli.com.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës në Kosovë, Valon Kashtanjeva i emocionuar përshëndeti këtë aktivitet duke thënë se do të mbështet edhe më shumë në të ardhmen ngjarje kulturore në Luginë të Preshevës.
Vlerësimin e fotografive në konkursin e fotografisë ndërkombëtare “PreFoto” në Preshevë e kanë bërë juria në përbërje të Arbes Fusha nga Shqipëria, Vladimir Jovanovski nga Maqedonia dhe Mumin Jashari nga Kosova.
Sipas tyre çmimi i parë shkoi për fotografinë Bleron Çaka nga Kosova, vendi i dytë i takoi Moldavisë me fotografinë “On the way to the market” , Anatolie Poiata dhe vendi i tretë iu nda Willem Halbach nga Holanda me fotografine “ Between concrete”.
Anëtari i jurisë, Arbes Fusha theksoi se në mesin e shumë fotografive të mira juria përzgjodhi këto fotografi ndërsa çmimin special ja ndanë fotografit nga Turqia, Musa Talasli me fotografinë “After an earthquake” dhe çmimin inkurajues, e fitoi Iliada Ndoçi nga Shqipëria.
Përfaqësuesit e organizimit të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “PreFoto” kanë njoftuar se kanë marrë pjesë 70 fotografi nga 31 shtete të botës dhe ky ishte edicioni i 7-të.
Ekspozita do të jetë e hapur për 15 ditë në objektin e shtëpisë së kulturës në Preshevë./Titulli.com/