"Pre Foto", tani me konkurs ndërkombëtar në Preshevë
Lokale

"Pre Foto", tani me konkurs ndërkombëtar në Preshevë

12.Sep.2012 09:48
0
Është hapur konkursi i parë ndërkombëtar i fotografisë në Preshevë. Ky konkurs ka si qëllim proklamimin e fotografive si dhe vlerësimin profesional të saj. Sipas organizatorëve, fotografitë konkuruese nga të interesuarit e Luginës, mund të jenë ato fotografi që dokumentojnë traditën dhe kulturën e popullit shqiptar në trevat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, apo edhe fotografi tjera. Duke ditur se ky konkurs është ndërkombëtar, edhe të interesuarit nga vende të ndryshme të botës mund të aplikojnë me fotografitë e tyre. "Pre Foto" do të zhvillohet gjatë muajit Nëntor të këtij viti, ndërsa afati për dorëzimin e fotografive konkurruese nga të interesuarit është deri më 1 tetor. Fituesi i çmimit të parë si dhe i çmimit special, do të marrin shpërblime të ndryshme nga ana e organizatorëve. Ky konkurs i fotografisë "Pre Foto" organizohet nga studio artistike Edoni Color në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/ KUSHTET PËR APLIKIM ME FOTOGRAFI: TEMA: E lirë LLOJI I FOTOS: Bardh dhe zi apo me ngjyra FORMATI: Digjital, JPEG, dimenzionet mbi 300 dpi PJESËMARRJA: Falas Fotografit mund të dërgohen në e-mailin:  pre-foto@hotmail.com, ose te Edoni Color, Rruga Sava Kovacevic p.n. Preshevë, 17523 Serbia
Në bisedime të përfshihet edhe Lugina (video)
Ndihmone Skenderin (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration