"Pranojani Luginës kontributin për luftën e UÇK-së"
Lokale

"Pranojani Luginës kontributin për luftën e UÇK-së"

29.Apr.2015 13:24
0
Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe i fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit, Galip Beqiri, njëherit aktivistë i devotshëm i çështjes shqiptare, shprehë shqetësimin e tij pasi nga ana e ish-udhëheqësve të UÇK-së pak flitet për kontributin që kanë dhënë shqiptarët e Luginës për luftën në Kosovë, por edhe ndihmën që kanë dhënë për institucionet paralele në atë kohë.

Shkruan: Galip Beqiri

 

Në shkrimin autorial dërguar portalit informativ Titulli.com, ai thekson se qytetarët e Luginës kanë kontribuar shumë dhe madje kanë ndarë edhe kafshatën e fundit prej gojës vetëm për t’i dalë në ndihmë vëllezërve kosovarë.

Ndihmat nga Lugina kanë qenë të llojllshme, duke filluar prej minatorëve, mbajtja e institucioneve paralele, familja mbanë familjen, 3 përqindëshin etj.

Por nuk duhet harruar se qytetarët e Luginës gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s dhe gjatë eksodit shqiptar ushtruar nga ana e ushtrisë Serbe, shumë familje nga Lugina e Preshevës strehuan vëllezërit shqiptar nga Kosova.

Një numër bukur i madh i të rinjve shqiptar nga Lugina morën pjesë drejtë për së drejti në luftën heroike të UÇK-së, kurse një pjesë tjetër e ndihmuan me forma të ndryshme.

Ne jemi dëshmitar të shumë ndihmave që i kemi dërguar në Kosovë dhe që kemi ndihmuar në forma të llojllojshme Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ndihmat tona ishin te koncetruara kryesisht në zonën e Drenicës, në Shalë të Bajgorës dhe në zonën e Karadakut. Për këto aktivitete duhen të flasin edhe përfaqësuesit e këtyre zonave të cilët bashkëpunonin në atë kohë me aktivistë të Luginës dhe jo të heshtin.

Me këtë shkrim vetëm dua që të ia përkujtojë ish-komandantëve ndihmat që kanë dhënë qytetarët e Luginës së Preshevës për çlirimin e Kosovës, pasi nuk ka qenë e lehtë për aktivistët e Luginës që ta kryen këtë aktivitet, meqë në të shumtën e rasteve janë burgosur nga pushteti Serbë.

Ndoshta komandantët e mëdhenj nuk kanë qenë në dijeni për këto ndihma, sepse ata janë të mëdhenj, por ata të cilët i kanë pranu këto ndihma duhet t’ia përkujtojnë atyre, se ata harrojnë.

Shkrimi nuk ka ndonjë qëllim që qytetarët e Luginës të futen në korpusin e veteranëve të luftës, apo diçka atë ngjashëm, por së paku Lugina të përmendet (dokumentohet) se e ka ndihmuar luftën çlirimtare të Kosovës.

 

Autor i shkrimit, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe ish kryetar i fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit, njohës i mirë i rrethanave të luftës.

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI     

Myftiu Saqipi vizitoi Ambasadën e Turqisë në Beograd
Varroset Agroni, mbi një mijë qytetarë në lamtumirën e fundit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration