Pozitë-opozitë, “finalja” e së premtes në Bujanoc
Lokale

Pozitë-opozitë, “finalja” e së premtes në Bujanoc

26.Sep.2012 15:46
0
Seanca e ftuar për ditën e premte nga kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit Hajredin Hyda (nuk) do të jetë një front iri “lufte” mes pozitës dhe opozitës Bisedimet që po zhvillohen nga opozita me përfaqësues të subjekteve politike serbe që veprojnë edhe në Bujanoc, ende nuk kanë dhënë rezultate. Sipas informacioneve të cilat erdhën në adresë të Titullit, brenda partive opozitare shqiptare po mbahen takime në nivel të kryesive si dhe hapat të cilat do të duhej të merren, të paktën për të penguar zhvillimin e seancës së Kuvendit Komual i cili është caktuar për këtë të premte. Përfaqësuesit nga PVD, LPD dhe UDSH edhe sot do të zhvillojnë takim me zyrtarë të lartë të partive serbe në Vranjë për të bindur këshilltarët e tyre në Bujanoc që të formojnë një koalicion me këto tre subjekte shqiptare. Një “urdhër” që i erdhi nga PVD subjekteve më të vogla (LPD dhe UDSH) është që të bojkotojnë seancën e Kuvendit dhe kështu të shohin se a do ti ketë 21 këshilltarë (nga 41 gjithsejtë) qeverisja e tanishme. Nëse ndodhë që serbët të formojnë koalicion me opozitën, tani hapet një “problem” mes subjekteve shqiptare. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Lëvizjes së Progresit Demokratik është vendosur që nëse vie deri te prishja e koalicioni të Nagip Arifit, në koalicionin e ri, Jonuz Musliu të zgjidhet kryetar i komunës, gjë e cila ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e anëtarëve të Partisë për Veprim Demokratik. Ende pa nisur mirë, një zyrtarë i lartë i këtij subjekti i ka thënë Titullit, se një marrëveshje  e tillë nuk mund të pranohet nga ana e PVD-së për të përkrahur Jonuz Musliun për kryetarë të komunës. Çfarë po përgatit pozita? Përveç kontakteve që kryetari i komunës Nagip Arifi është duke i mbajtur me drejtuesit e subjekteve serbe për zhvillimet me koalicionin, kryetarët e këtyre grupeve kanë vendosur që edhe vet të ftojnë këshilltarët në takim. Siç ka mësuar Titulli gjatë ditës së nesërme nënkryetari Stojança Arsiq do të ftojë pesë këshilltarët e tij për ti udhëzuar se çfarë duhet të bëjnë, ndërsa të njëjtin veprim do të marrin edhe subjektet tjera, pjesë të koalicioni të Arifit. Vlen theksuar se ditë më parë një delegacion nga Partia Demokratike e Nagip Arifit ka qëndruar në Prishtinë në një takim me anëtarë të Qeverisë së Kosovës, në të cilën është biseduar për situatën në Bujanoc. Zyrtari anonim ka thënë se “Qeveria e Kosovës nuk është për prishjen e koalicionit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, kur shqiptarët kanë arritur të fitojnë 30 këshilltarë në këtë Kuvend Komunal”. “Finalja e madhe” është ditën e premte nga ora 10h ku do të shohim se a ka arrit opozita të marrë të paktën një këshilltarë për të pamundësuar zhvillimin e seancës së Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit./Titulli.com
Copëtimi administrativ i Luginës, zona shqiptare dhe ajo serbe
LB "e jep" veriun për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration