Portreti i Sulejmanit të Madhërishëm shitet më shumë se 480 mijë dollarë
Shtëpia britanike Sotheby`s shiti në ankand një portret të rrallë të sulltanit osman Sulejmani i Madhërishëm për 350.000 funte ose 481.320 dollarë.
Një ankand i quajtur “Bota Islame dhe Arti Indian” u mbajt në platformën online përmes ofertave telefonike dhe blerësve të interesuar iu ofrua një koleksion prej gjithsej 183 sendesh të vlefshme.
Nën numrin serik 60, çmimi fillestar për portretin e rrallë nga shekulli i 16-të kishte qenë 60.000 funte (82.500 dollarë).
Identiteti i blerësit nuk u zbulua, por u njoftua se ai përfundimisht do të paguante 438.000 funte për portretin, me të gjitha taksat e nevojshme ose 602.300 dollarë.
Në të njëjtën kohë, një portret i princeshës osmane Mihrima, e cila ishte vajza e Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Hurrem, u shit në ankandin e sotëm për 60.000 funte ose 82.500 dollarë. Edhe ky portret konsiderohet një art i rrallë nga fillimi i shekullit të 17-të.