Policia në Preshevë arreston të dyshuarin për kontrabandë me njerëz Fotografi ilustruese.
Lokale

Policia në Preshevë arreston të dyshuarin për kontrabandë me njerëz

05.Feb.2024 17:54
0

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare kanë arrestuar O.J. (2002), shtetas i Sirisë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.

Një patrullë e policisë kufitare në rajonin e Preshevës drejt Maqedonisë, ka ndaluar një grup prej shtatë migrantësh të parregullt, në mesin e të cilëve edhe O.J , i cili dyshohet se ka organizuar kontrabandimin e tyre, thuhet në raportin e plicisë, transmeton Titulli.com.

Siasp këtij raporti të dyshuarit me urdhër të prokurorit detyrues të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori./Titulli.com/

Edhe pas ndalesës, RT dhe Sputnik i Rusisë mbeten të qasshëm në BE
Kamberi reagon: Konkluzioni i Qeverisë, dëshmi për diskriminimin e kuadrove shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration