Policia ndaloi furgonin në afërsi të Bujanocit, gjinden brenda 18 emigrantë Furgoni përfundoi në një kanal, Foto: TV Pink Printscreen
Lokale

Policia ndaloi furgonin në afërsi të Bujanocit, gjinden brenda 18 emigrantë

05.Dec.2022 08:20
0

Një patrullë policore në afërsi të Bujanocit ka tentuar të ndalojë një furgon të dyshimtë “Opel Vivaro” me targa të Maqedonisë së Veriut, por shoferi në vend që të ndalojë ka goditur gazin dhe ka filluar të ikë nga policia dhe në një moment ka dalë nga qarkullimi.

Sipas policisë furgoni dhe mjeti ndaluan pas disa kohësh, vetëm në anë të rrugës, përcjellë Titulli.com.

Policia me hapjen e derës ka gjetur brenda 18 emigrantë - 17 pakistanezë dhe një shtetas indian me karta identifikimi nga qendra e pritjes në Preshevë.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e drejtuesit të mjetit, ndërsa ndaj tij do të bëhet kallëzim penal, thuhet mes tjerash në raport.

Të arrestuarit emigrantë janë shoqëruar menjëherë në qendrën e pritjes në Preshevë./Titulli.com/

Raporti i ri: Kina ka mbi 100 stacione policore në mbarë botën, patrullime edhe në Serbi
Ukraina: Çmimi tavan ndaj naftës ruse të ulet në 30 dollarë për një fuçi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration