Policia konfirmon për aksidentin në Bujanoc: Djali u pranua në gjendje të vetëdijshme
Një djalë (7) është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur të hënën (18 dhjetor) rreth orës 18 në Bujanoc. Aksidenti ka ndodhur kur një automjet i panjohur është përplasur me të, konfirmojnë për Jugmedia nga Policia e Vranjës.
Ai ka qenë duke shtyrë një biçikletë dhe duke kaluar rrugën jashtë vendkalimit të këmbësorëve është përplasur nga një veturë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Titulli.com.
Ai është ndihmuar në vendngjarje dhe është transportuar në Qendrën Klinike në Vrajë, e më pas në Qendrën Klinike në Nish, ku edhe është gjetur.
Hetimet janë kryer nga policia rrugore dhe po punohet për zbardhjen e rastit për gjetjen e personit që e ka kryer këtë shkelje”, thonë nga Policia e Vranjës.
Djali është pranuar në Qendrën Klinike në Nish në gjendje të vetëdijshme.
“Ai është pranuar në gjendje të vetëdijshme dhe pas diagnozës është vendosur në Klinikën për Neurokirurgji”, thonë nga Spitali Universitar i Nishit./Titulli.com/